Ilir Meta, pla.s bo.m.bën, tregon të gjithë skenarin: Atentat m.a.fioz

Presidenti i Republikës njoftoi se ka paditur penalisht kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani. “Akuzoj Ardian Dvoranin për këtë vepra penale, shpërdorim të detyrës dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”, tha Presidenti i Republikës.

Presidenti tha se veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit përbëjnë shkelje penale. Meta tha se Dvorani ka marrë në mënyrë individuale, duke dërguar listën e kandidatëve për t’u botuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas Metës këtë vendim Ardian Dvorani e ka bërë me qëllim që të krijohet ideja e rremë dhe për të mashtruar opinionin publik. Sipas Presidentit,  me këtë veprim kreu i KED-së ka kryer shpërdorim të detyrës.

“KED nuk ka marrë kurrë një vendim që të botohet në Fletoren Zyrtare në mënyrë individuale, pra është bërë me qëllim nga një person. Dërgimi për botim në Fletoren Zyrtare është bërë me qëllim për të mashtruar opinionin publik.

Akt i paligjshëm, me dërgimin për botim në Fletoren Zyrtare është shpërdorim i pastër detyre”, tha Meta.

Duke folur për shkeljet e tij të ligjit, Meta tha se Ardian Dvorani rrezikon deri në 7 vite burg. “Dërgimi për botim të një akti të Këshillit, krijoi bindjen te Presidenti se kreu i KED i ka kryer të gjitha këto veprime jo nga pakujdesia, por me qëllim vënien para shkeljes së Kushtetues së Kreut të Shtetit. Kreu i KED ka shkelur hapur dhe me dashje parashikimet e Kushtetutës. Paralajmërimet e Institucionit të Presidentit kanë qenë sistematike për të parandaluar këtë situatë. Veprimet dhe mosveprimet e kundraligjshme të Dvoranit.

Edhe pse ka qenë i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës, por edhe gjatë mbledhje të KED, rezulton se Dvorani ka kryer një veprimtari antikushtetuese, sjellje të tij në kundërshtim me ligjin, veprimet e tij nuk janë pjese funksionit të tij dhe përbëjnë vepër penale.

Kryerja e veprimeve me dashje ose me dashje në kundërshtim me Kushtetutën është shumë herë më i rëndë. Në këto kushte, Presidenti paraqet kallëzim penal pranë organit të akuzës me qëllim vënien në hetim të kreut të KED, Dvoranit”, tha Meta .