Iliro-Paganet dhe Sfidat e Krishtërimit në Shqipëri, mbresa nga libri i Gjon Frani Ivezaj



Mbresa nga libri



Iliro-Paganet dhe Sfidat e Krishtërimit në Shqipëri



Me Profesorin e nderuar Gjon Frani Ivezaj më prezantoj bukur vepra e tij.  “Iliro-Paganet dhe Sfidat e Krishtërimit në Shqipëri” , ishte një vepër që jo vetëm zbulon në detaje historinë e vendit tonë sa I përket besimit fetar, por padashje flet edhe për një njeri të nderuar edhe të përkushtuar pas kësaj fushe të studimit edhe rrëfimtarise historike , për vete autorin e veprës.   Nuk e kisha njohur më parë personalisht këtë Intelektual e Akademik ,  por libri i tij ma prezantoi në detaje këtë Studiues të historisë , qe vjel prej saj gjithçka që i duhet edhe e qëndis ndër vepra,  të cilat jam e bindur do percillen ndër breza e do të jetojnë ndër shekuj .

E lexova me shumë interes librin e tij sepse ky libër fliste për kombin tim , për kombin tonë !

Si Studiues e Historian Profesor Gjoni nuk e pati të vështirë të linte mbresa tek une . Ai kishte mbledhur të gjithë informacionin e nevojshem edhe e kishte ndarë atë në etapa të caktuara historike , të cilat nisin që përpara eres sonë e deri në ditët e sotme , ku besimi është sërisht një vlere e pakushtezuar e kujdo që beson. Informacioni I studiuar me kujdes duket qartë që ka kaluar në siten e tij , si individ mendimtar I cili është treguar mjaft I kujdesshem për të folur për  tematika të tilla si besimi edhe feja , të cilat për hir të së vërtetës shpesh kanë qënë” tabu”.

Libri të ngjan me nje bibloteke ku punonjësit janë kujdesur të ndajnë mire informacionin në etapat e duhura historike . E duket sikur në çdo etape , jo vetëm mbushesh me fakte historike që të ngjallin besim në ate çka po lexon dhe tregojne vërtetshmëri , por edhe përjeton atë çka njerëzit e atyre koheve kanë kaluar . Një rrol të veçante , në përjetimet që të jep kjo veper ka padyshim fakti se autori , Profesori I nderuar Gjon Frani Ivezaj , duke qënë një studiues I mire edhe I filozofise , ka ditur ti përzjeje bukur këto fusha , duke na rezervuar si njëe telajo plot ngjyra e emocione sfidat në të cilat Krishterimi ka ecur edhe ka kapercyer në vëndin tonë. Ky liber artistikisht I plotësuar edhe estetikisht madhështor , më bëri të mësoj për fakte që nuk I dija, edhe as nuk I kisha dëgjuar asnjëherë , por kur u thellova në hulumtim , e kuptova se duhet koha edhe vullneti I duhur për të rremuar në atë që do , edhe për të gjetur gjithnjë ate qe ke kërkuar . I tillë është edhe ky njeri I palodhur . Atdhetari që nuk ngopet duke nxjerrë fakte edhe vërtetësi për vëndin e tij , edhe për ti lene ato të dokumentuara , si pasuri për të gjithë ne . Që edhe falë punës së tij , mund të flasim me fakte për gjëra të cilat kanë shoqëruar paraardhësit tanë ndër breza. Një libër I tillë do të ishte I vlefshem , jo vetëm për studentët e historisë edhe filozofise , por për secilin që dëshiron të dijë më tepër rreth vëndit të tij , veçanërisht në lidhje me besimin. . Nga paganizmi , tek “Kulti I Diellit”  më pas ne “ Kultin e të vdekurvee në benë e bukur  “për tokë e për dhe”  mësova me të vërtetë gjëra interesante edhe pata përjetime personale për kohën edhe mënyrën e konceptit të këtyre besytnive , disa prej tëcilave na shoqërojnë edhe sot  e kësaj dite . “ Rituali I Breshërit” një tjeter pjese shumë interesante e librit tregon se sa I kujdesshem edhe I vëmëndshëm është treguar Profesor Gjoni ndaj një tjetër forme të besimit Pagan. Njerëzit në atë kohë megjithse vërtetë nuk besonin konkretisht në një perëndi , sërisht e dinin që kishte një forcë të mbinatyrshme , ndaj edhe sofra e tyre e zbrazur nxirrej në oborr kur binte breshër . Si për ti treguar Forcës se mbinatyrshme , se nese ky fenomen vazhdon , të mbjellat do të prishen e sofrat do te mbeten pa bukë .   Kalimi nga paganë në të krishterë , tek Ilirët – Shqipatër e sotëm , nuk vjen rastësor , por nis me natën e Buzmit , apo natën e lindjes se Krishtit . Jo vetëm ngjarjet , por edhe objekete të ndryshme , siç tregohen në libër kanë qëne të shenjta , sidomos në Malesinë e bukur , një ndor to edhe Lisi I Shenjtë, rëndësia e të cilit përshkruhet nga Profesor Gjoni shume thjeshtë e në të njëjtën kohë edhe shumë bukur.

Vështirësia e përhapjes së besimit gjithashtu nuk qe diçka e lehtë . Përkundrazi , rrugetimi per përhapjen e fesë në visit ilire , apo në Shqiperine e sotme , do kohen e tij edhe shume sfida perballe së cilave Krishtërimi triumfoi gjithmonë. Për tu përmëndue edhe vlerësuar ishte edhe rroli I kishes ne perhapjen e nje emancipimi edhe culture të përgjithshme , sidomos një zhvillimi kulturoro shpirtëror.

Etapa më e vështirë ndër sfidat që pati edhe kaloj Krishërimi ishte , Pushtimi osman , kohe ne te cilen me dhune  shume persona u detyruan të ndërronin fene edhe parimet e tyre të besimit , por edhe këtë etapë Profesori Gjon Frani Ivezaj , e përshkruan në mënyrë shumë të kujdesshme , ku permes nje intiligjence të pashoq ne formulim edhe interpretim , lë të kuptojë se kjo ishte nje etapë aspak e lehte , njesoj si ajo që do ta pasonte , Perjudha e Komunizmit .  Republika Popullore e Shqipërisë , kurrsesi nuk mund ti lejonte besimin e fetë . Pasi kjo kohe e errët , nuk mund të hidhte dritë në besimin tek Zoti , por vetëm  tek një njeri I cili ishte edhe diktotori I dhunshëm I asaj kohe . Kjo perjudhë është gjithashtu shumë e dhimshme . Pushkatimet e shumta pë rata që besonin , internimet edhe gjithçka tjeter e benë atë kohë të vështirë për tu jëtuar e jo më për të besuar , megjithatë edhe ketë herë Shqiptarët triumfuan. Besimi nuk u shua edhe Krishtërimi vijoj rrugëtimin e tij. Në 11.11 1090 frika bie edhe mbahet mesha e parë në rikthimin e lirisë së besimit , siç pasqyrohet bukur edhe ne libër.  Ky libër eshtë një dokumentim faktesh , shkrimesh e fotosh të cilat lidhen bukur edhe dokumetojnë vendin tonë.

Sa më larg ta kthesh kokën pas nga historia, aq më larg do të shohësh në të ardhmen. Dhe unë në këtë libër pashë të ardhmen. Gëzohem që ju njoha Profesor  Gjon Fran Ivezaj , e ku ka më bukur se përmes veprës tuaj…

Nderim edhe respekt të veçantë për këtë njeri të madh !

Linda Kavaja

Shkoder  14 Janar 2021