Incident i rëndë me avion, shikoni pamjet e trishta (video)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në orët e para të së martës në Siberinë Perëndimore.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë udhëtarët të cilët bien ndërkohë që ishin gati për t’u futur në bordin e avionit të Ural Airlines në Barnaul. Nga ngjarja mbetën të p.l.agosur 5 persona pasi shkallët e avionit u rrëzuan gjatë kohës që njerëzit po futeshin në avion.

Sipas zyrtarëve rusë, 3 prej të plagosurve u shtruan në spital. Një zëdhënës i Ural Airlines tha se shkallët janë pronë e aeroportit Barnaul, që janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar./ShkodraNews