Incident në avion, gruaja rr.eh burrin se po shihte një femër tjeter, por…

Ja bëri borxh dhe nuk iu durua më por e bëri rezil në mes të njerëzve.

Bëhet fjalë për një grua e cila ia ka “shëtitur dorën” burrit në sy të pasagjerëve të avionit ku kishin hipur pasi, sipas saj, ai po shihte një grua tjetër.

Në videon e shpërndarë në rrjet, e cila tashmë është bërë virale, dëgjohet zëri i një gruaje duke debatuar me partnerin e saj.

Zënka sa vjen e përshkallëzohet ndërsa pasagjerët dëgjojnë të habitur.

Në një moment gruaja e ‘xhindosur’ fillon ta ngrejë më shumë zërin dhe partneri çohet nga sedilja. Pikërishte në atë moment ajo e ndjek mbrapa dhe ia përplas laptopin në kokë. Të dy u detyruan të zbrisnin nga avioni për prishje të qetësisë dhe për përdorim të fjalëve të pasjellshme në bord.