Incidenti me policinë dje dhe sekuestrimi i blindit, flet ‘komisari i hekurt’, Edmond Koseni



Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit Edmond Koseni u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi policia i sekuestroi makinën e blinduar, që ka në pronësi. Sipas burimeve nga policia e Elbasanit, Koseni u shoqërua dhe më pas u la i lirë.



Por cila është arsyeja e sekuestrimit të makinës dhe e vërteta sipas ish-drejtorit?



Në një intervistë me abcneës.al Edmond Koseni u shpreh se makinën e blinduar e ka të rregullt dhe e ka blerë me lekët e tij.

Ai tha se nuk u shoqërua nga policia dhe se e dërgoi vetë makinën në drejtorinë e policisë dhe kjo sipas tij është procedurë normale nga blutë e Elbasanit për këtë kategori makinash.