Infektohet me k.oronav.irus aktorja e njohur dhe vajza e saj, ja gjendja e tyre

Aktorja e njohur, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya janë infektuar nga Covid-19. Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Sipas një media të huaj restimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë,  Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Twitter.

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.