Infermieri qëllon veten me armën e gjahut

Një 58 vjeçar  nga fshati Xhyerinë i Vlorës është vetëvrarë me armë zjarri. Ai dyshohet se është infermieri Qemal Gocaj dhe është vetëqëlluar me çifte në banesën e tij. Ende nuk dihen arsyet e këtij akti ekstrem.

Vlorë Informacion paraprak

Më datë 15.02.2019, në orën 18:00, në fshatin Xhyerinë, Vlorë, një 58 vjeçarë me inicialet Q.G, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.