“Informacioni ishte i vërtetë”, Rama flet për ‘ringjalljen’ e trajnerit të boksit: Ndodhi mrekullia! Vdiq dhe…

Kryeministri Edi Rama ka përmendur gjatë një komunikimi sot edhe rastin e një pacienti për të cilin u tha se kishte ndërruar jetë, por që më vonë u korigjua gabimi duke shpjeguar se kishte kaluar në vdekje klinike dhe ka riardhur në jetë falë insistimit të mjekëve.

Rama tha për Abcnews se se ministria për informacionin që ka dhënë në media ka qenë e bazuar dhe s’ka bërë asnjë gabim.

Pyetje: Mund të na thoni se çfarë ndodhi me raportimin e gabuar për ‘vdekjen’ e pacientit? Ju pyes për këtë pasi është besueshmëria e shifrave.

Rama: Mos kini fare merak për shifrat. Unë pyeta dhe përgjigja që mora ishte shumë e thjeshtë, acienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi mrekullia që u rikthye. Sigurisht kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut, por lajmi ishte i bazuar dhe i bazuar dhe reagimi ishte sërish i bazuar.

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat deklaroi se kishte ndërruar jetë dhe personi i pestë me COVID19 në vendin tonë, duke iu referuar rastit të një 61 vjeçari me sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë që më vonë MSH, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat, duke saktësuar se 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike, por po bëhen përpjekjet maksimale nga ana e mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Bëhet me dije se 61-vjeçari është ish-kampioni i boksit Skënder Kurti dhe ka punuar për 30 vite si trajner boksi.

Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës i cili po lufton me COVID 19, ndërkohë që në rrjetet sociale po shprehet mbështetja për ish-kampionin e boksit.