Inspektorati ‘u arratis’ në Lezhë, Shkodra në katastrofë ekologjike, ajo që ndodh është kr.im mjedisor



Pas zhvendosjes drejt Lezhes, inspektoriati i mjedisit e ka lene zone te lire Shkodren, teresisht jashte menaxhimit te tij. Kjo konstatohet lehtesisht prej situates se krijuar ne terren, ku ndotja nuk eshte me shqetesimi i vetem, por çdo dite ne zona te ndryshme te territorit te qarkut Shkoder shihen djegie te mbeturinave dhe gomave, tejet te rr.ezikshme per perhapjen e semundjeve kan.cerogjene. Fatkeqesisht ne terren nuk nderhyn askush dhe sikur te mos mjaftonte demi mjedisor me pasoja katastrofike, pjese e nje sjellje te tille po behen jo vetem qytetare te papergjegjshem, por ne disa raste edhe institucione te caktuara.



Bashke me ikjen ne drejtim te paditur te inspektoriatit mjedisor dhe vete inspektoreve, edhe bashkite kane hequr dore nga pergjegjesite duke u bere pale me shkeljet, qe se paku prej tyre do te duhej te merrnin ndeshkimin e merituar. Sot Shkodra eshte nje qark i ndotur si nga mbeturinat qe hidhen kudo, ashtu edhe nga djegiet vend e pa vend, ndersa te gjithe bejne sehir. Ministria e turizmit dhe mjedisit perpara se te niste te tilla eksperimente aventuriere, do te duhej te kalonte situaten ne nje analize te thelle e te detajuar, e me pas te vepronte. Per sa kohe qe nuk e bene sa ishin ne Shkoder, sot nga Lezha drejtoria mjedisore dhe inspektoret e saj jo vetem nuk mund ta monitorojne gjendjen ne terren, por jane bere pale e shkaterrimit mjedisor qe po peson ky rajon, me deme jo vetem per jeten e qytetareve, por edhe per imazhin turistik qe duhet te kete Shkodra.