Instagram sjell lajmin e shumëpritur! Ja vendimi më i fundit

Vetëm pak ditë më parë Facebook bëri të ditur lajmin se projekti për bashkimin e WhatsApp, Messenger dhe Instagram në një sistem të vetëm komunikimi, sapo ka filluar të marrë jetë.

Sipas një raporti të New York Times, gjiganti i medias sociale është duke punuar për të krijuar një platformë që të tre aplikacionet të mund të flasin njëra-tjetrën.

Ideja e këtij projekti siç bëjnë me dije burime të ndryshme mediatike, ka të bëjë me faktin se aplikacionet do të mbeten të pavarur nga njëra-tjetra. Instagram ka 1 miliardë përdorues ndërsa WhatsApp 1.5 miliardë përdorues aktivë në ditë.

Facebook do të sjellë një nivel të ri sigurie dhe privatësie për përdoruesit e Instagram.

Gjithashtu bisedat në Facebook Messenger do të kodohen automatikisht.