Institucionet në Shkodër, ‘qoka’ firmave të ndryshme dhe po lënë rrugët në mëshirë të fatit

Edhe kete vit ne Shkoder rruget nacionale dhe ato rurale po u jepen firmave permes çokave qe vete kryebashkiaket apo institucionet rajonale kane me to dhe jo ne baze te nje vleresimi real. Nje fakt i tille behet evident ne mbledhjen e emergjencave te thirrur nga prefekti i Shkodres Çesk Millja ku jane evidentuar problematikat e shumta qe kane keto kompani dhe vete institucionet shteterore ne prag te dimrit. Millja ka kerkuar qe ARRSH dhe bashkite te ushtrojne kompetencat e tyre dhe te mos tregohen tolerante pasi ne fund pergjegjesia do te bjere mbi te gjithe. Me i ashper ishte shefi i emergjencave Pellumb Dani i cili u shpreh se ndaj firmave do te kete pergjegjesi penale: “Strukturat e kompanive me qarkullimin rrugor nuk kane bashkepunuar dhe nuk kane qene prezente me mjetet e tyre ne rruge. Nje strukture nuk mund te bashkepunoje e vetme. Bashkepunimi te jete me efikas. Segmenti Qafa eThores ka qene problematik. Sivjet po punon nje kompani pasi rruga po rikonstruktohet. Ajo duhet te bashkepunoje kete periudhe dhe te shmange problemet artificiale te vitit shkuar. Ne situata piku aty duhet ndalohet qarkullimi. Kemi patur mungese informacioni, kryesisht nga zonat malore. Marrim shkas per nje rast nga Fushe Arrezi te nje vajze mitur. Kemi konstatuar mos shfrytezim kapaciteteve nga bashkite. Disa bashki kerkojne mjete sa per ti patur aty, nuk shfrytezojne mjetet e tyre. Kontratat qe jane bere me kompanite jane detajuara por ne terren nuk eshte ai numer mjetesh dhe punonjesish. Kur ka shkelje kontrates ti veme para pergjegjesise ligjore keto firma”. Nje shqetesim per firmat e kishte edhe shefi i sigurise rrugore Valmir Nikolli: “Ne disa akse nuk kemi asnje kontakt me firmat. Vitin qe kaloi patem probleme ne aksin Shkoder-Lezhe dhe ne rrugen e Kukesit”. Kryebashkiakja Ademi i kaloi ne heshtje keto shqetesime ndersa ne prag te dimrit situata nuk eshte aspak premtuese dhe firmat vijojne te perfitojna miliona nga parate e taksapaguesve edhe pse nuk kryejne detyrimet per te cilat kontraktohen.