Instituti rajonal fjala tron.ditëse për dyshe Thaçi-Rama, ja propozimi ek.strem

Instituti rajonal,  me qendër në Slloveni IFIMES, në një analizë të ditës së sotme merr në shqyrtim situatën pas vendimit të fundit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, për të emëruar Mattheë Palmer si përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

IFIMES është shumë e ashpër në analizën e saj kur thotë se pika fillestare që do t’i mundësonte Mattheë Palmerit të bënte një punë të mirë në rajonin e Ballkanit do të ishte shkatërrimi i dyshes Thaçi-Rama.

“Shkatërrimi i dyshes së regjimit Thaçi-Rama ndoshta do të ishte pika më e mirë që do të shërbente si shembull i mirë për punën e Palmerit si i dërguar special në Ballkan”, konstaton IFIMES.