Interesa dhe dorovitje/ Çfarë fshihet pas dëgjesave të Voltana Ademit për buxhetin 2020

Me nje keshill bashkiak nen komanden e socialisteve dhe kur vete nuk e di se per sa kohe do te jete ne detyre, Voltana Ademi ka nisur degjesat publike per projektbuxhetin e 2020. Demokratja ne ikje sic duket eshte e vendosur ti shkoje deri ne fund kokefortesise se saj dhe te vijoje te drejtoje sikur asgje te mos kishte ndodhur ne 30 qershor. Ne rrjetin e saj social ajo shkruan: “Bashkia e Shkodrës vazhdon dëgjesat publike për projektbuxhetin. Në Njësinë Administrative Rrethina, ka qenë një pjesëmarrje e gjërë dhe është zhvilluar një bashkëbisedim konstruktiv. Banorët kanë parashtruar prioritetet e tyre për sherbimet, investimet dhe infrastrukturën rrugore, prioritete që do të jenë në bazën e hartimit ë projektbuxhetit nga ana e Bashkisë Shkodër. Dëgjesat publike po zhvillohen sipas një plani të përcaktuar më parë dhe synojnë që projektbuxheti të jetë reflektim i nevojave dhe interesave të banorëve të njësive administrative të Bashkisë së Shkodrës”. Por cfare synon realisht me kete Voltana Ademi per sa kohe qe mandati i ka perfunduar dhe firma e saj nuk ka vlere?! Si mundet nje kryebashkiake pa mandat ti lere nje buxhet nje pasuesi, qe ne skenarin me te keq mund te vije pas 2 muajsh. Ecuria me te cilat po i hedh hapat Ademi e ka nje shpjegim, pasi ajo do te kryeje keto veprime duke ja lene gati firmave e njerezve prane saj qe per 4 vite bashkepunoi, disa prej tenderave te fryre ne qytet. Natyrisht edhe parate do ti dergoje sipas interesave politike qe ajo ka, por se sa do ta arrije kete, kjo nuk eshte veshtire te kuptohet se pak shanse ka. Keshilli bashkiak qe thote fjalen e fundit eshte i perbere nga socialistet qe asesi nuk pritet te miratojne paketen me planin Ademi, duke i dhene keshtu asaj dhe punes qe po ben nje shuplake te forte./ShkodraNews