Interi nuk ka të ndalur, blerja e bujshme mbërrin në Milano

Inter ka qenë mjaft aktiv këtë merkato vere, ku pas nënshkrimit me Antoni Conten ka marrë në ekip disa lojtarë cilësor por edhe ka larguar 3 shtylla të sezonit të kaluar.

Pas largimit të Perisic, Nainngolan dhe Icardi të përjashtuar, klubi ka afruar Sensin, Barrela, Lukakun, Lazaro, Godin dhe më i fundit duket se do të jetë Alexis Sanchez, i cili është blerë nga United ashtu si Lukaku.

Para pak minutash ai ka mbërritur në Milano, teksa është publikuar edhe një video ku tifozët e presin atë me brohërima.