Intervista e Jozefina Topallit para 21 vitesh do ju heqi trurin, deklarata e saj b.ombë

Për të treguar se situata politike në vend dhe retorika që e shoqëron nuk ka ndryshuar në më shumë se 20 vjet, Stop ka ripublikuar një intervistë të Jozefina Topallit në Dhjetor 1998.

Gjithçka thotë për politikën dhe parlamentin është sikur të ishte intervistë e sotme.

Jozefina Topalli: Është e vështirë që këtij parlamenti t’i japësh një notë kaluese për faktin se puna e tij më shumë se një punë e mirëfilltë legjislative ka konsistuar në një punë revizionimi dhe çmontimi të atyre ligjeve që ishin bërë me ekspertizën e specialistëve europianë. Kështu mund të përmenden ndryshimet mbi ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mbi falsifikimin, mbi organizimin e drejtësisë në Shqipëri, aktin antikushtetues të shkarkimit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Puna e Këtij parlamenti për fat të keq konsiston në heqjen e imuniteteve, në një burim konfliktesh që ka çuar në një polarizim të tejskajshëm në politikën shqiptare. Puna e Parlamentit ka konsistuar në shkelje rregulloreje, në reduktim të hapësirave të opozitës, gjë që ka bërë që ky parlament të monitorizohet, gjë që është një fatkeqësi.

Gazetarja: Mendoni se mund të dialogohet përsëri me këtë parlament?

Jozefina Topalli: E vërteta është se pas marrjes së vendimit për ndarje nga parlamenti kemi vetëm një agravim, dhe për shkaqe të dhëna nga ky parlament, për të mos hyrë në këtë parlament. Deri tani nuk kemi asnjë motiv për të rikonsideruar qëndrimin tonë, uroj që mazhoranca t’i japë këto motive.”

VIDEO KETU