Intervistoi Ramën, gazetarja serbe ka qenë e martuar me mikun e kryeministrit

Polemika të shumta vijnë nga ajo intervistë.

Përtej 3 gishtave që moderatorja nxori para Ramës, të tjera detaje po dalin mbi gazetaren serbe.

Bëhet fjalë për një intervistë të kryeministrit Rama për televizionin serb “Pink”.

Në Serbi, ky televizion konsiderohet si media më pranë presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili ka marrëdhënie të ngushta me pronarin Zeljko Mitrovic.

Por detaji interesant është se gazetarja që intervistoi Ramën është Ksenija Vuçiç, ish-bashkëshortja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ksenija dhe Aleksandar kanë qenë të martuar nga viti 1997 dhe deri në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë. Mediat serbe raportojnë se marrëdhëniet midis tyre vijojnë të jenë të afërta, kjo edhe për shkak të fëmijëve.

Ndërkohë, presidenti Vuçiç është kritikuar ashpër nga organizatat ndërkombëtare për kontrollin dhe presionet që ushtron ndaj mediave në Serbi, të cilat nuk konsiderohen të pavarura.