Investigimi/ Kapoja i bandës së Abdylajve u lirua për një arsye të pabesueshme

Ditën e sotme Zëri i Amerikës dhe Birn kanë zbuluar edhe detaje rreth lirimit të kapos së bandës së Avdylajve.

Bëhet fjalë për Astrit Avdylajn, i cili u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvr.asëse”.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh bu.rg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetë.vrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta.