Investim nga Katari për Vllazninë, ja si ironizon trajneri shkodran

Ditët e fundit në Shkodër flitet për një investim nga jashtë për ekipin e Vllaznisë së futbollit. Qarkullojnë lajme se do të investohet nga Katari, duke parë edhe marrëdhëniet që ka drejtori sportiv Firat. Por, për një investim të tillë duket pesimist ish-trajneri dhe ish-lojtari i Vllaznisë, Edi Martini.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “facebook”, ai i quan të tilla lajme premtime dhe mashtrime nga drejtuesit e Vllaznisë. “….e Katarit apo …. e Kotorrit kush do e financojne Vllaznine kyt vit? Si nuk ju vjen turp qe vetem rrena e mashtrime i sollet ksaj Shkoder ne futboll tesh 7 vjet more te pafytyre.” – shkruan Martini.

Në fakt në kohët e fundit nuk kanë munguar akuzat e ashpëra në drejtim të drejtuesve dhe kryebashkiakes Ademi nga Edi Martini. Ai u përfol në fillim të sezonit si një kandidaturë për stolin e Vllaznisë, por më pas u zgjodh Hasan Lika. /ShkodraNews

Lexo edhe: