Ish-banorja e “Big Brother: Marr kërkesa të çuditshme nga meshkujt

Eksperiencën e “Big Brother” e konsideron një realitet të stisur, ndërsa “Instagram”-in një gënjeshtër të bukur. Mes të dyjave, Xhensila Pere preferon të jetojë në maksimum realitetin, pasi thotë se ka gjithçka.

Për “Panorama Plus” tregon jetën pa tabu, pa rregulla apo një mashkull në krah dhe planin B që ka menduar nëse i duhuri nuk vjen kurrë…

Mund të themi se je singgle apo çift dhe, a të ndodh të të afrohen djemtë vetëm për një natë apo për interes?

Mund të them që jam e lumtur, por nuk mund ta mohoj faktin që kam kërkesa nga më të çuditshmet, nga ato për një natë e deri tek intteresi. Dhe normalisht, të gjithë e marrin përgjigjen që meritojnë dhe u tregohet ku është dalja.

xhensila3

Gjithmonë ke deklaruar se të pëlqen bota e televizionit. Vazhdon me tratativat për të pasur emision tëndin dhe çfarë vizioni ke për veten si vajzë ekrani?

Absolutisht që po. Kam një ide shumë të bukur dhe të veçantë, një risi për ekranet shqiptare dhe që do të vijë shumë ndryshe nga ajo që janë mësuar të shohin nga Xhensila. Pra, Xhensila në 5- vjeçarin e ardhshëm do jetë me një emision, një biznes dhe me një familje.