Ish deputeti demokrat prapa h.ekurave, bën të papriturën para gjyqtares

Ish-deputeti demokrat i cili u a.rr.estua nga policia dy ditë më parë, doli sot në gjq.

Nga k.a.fazi i hekurt, Balliu u përgjigj duke dhënë gjeneralitetet e tij të sakta. Balliu tha para gjyqtares Rexhina Merlika se është 30 vjeç, tregoi adresën e banimit, u shpreh se ka arsim të lartë, është beqar dhe i padënuar më parë.

Në mbështetje të tij në seancë shkuan ish-deputetë të djathtë, si Edmond Spaho, Genc Pollo, Albana Vokshi, Ervin Salianji, dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Gjashtë janë akuzat që rëndojnë mbi Balliun: Goditje për shkak të detyrës, kundërshtim me dhunë i policisë,organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve, shkatërim prone, prishje e qetësisë publike.

Ndërkohë të arrestuar me të janë edhe tre protestues të tjerë, banorë të zonës së ‘Astirit’, që së bashku me Balliun tentuan të pengojnë kalimin e kryeministrit Rama që do shkonte tek një fabrikë mielli. Lulzim Haqinaj, Elton Skënderi Sit Hajdarasi bashkë e Balliun u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë.