Ish-deputeti i PS: Rama të gjykohet bashkë me Tahirin, Kryeministri është kreu i kartelit…

Bashkë me ish-ministrin e Bremdshëm, Saimir Tahiri duhet të gjykohet dhe kryeministri, Eid Rama. Kjo është kërkesa e ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe ish-miku i ngushtë i Edi Ramës, sot në opozitë të fortë me atë, Koço Kokëdhima.

Ai ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por njëkohësisht kërkon hetim edhe për kryeministrin. Sipas Kokëdhimës, Rama, duhet të hetohet si kreu i kartelit të drogës që u instalua në Shqipëri nën qeverisjen e tij.

“Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që dosja voluminoze e prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të kalojë për gjykim. Prej tre vitesh ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, sepse ai është modeli i kryeministrit që ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Ai duhet të hetohet sepse ka udhëhequr kartelin e drogës, bashkë me Tahirin”, shkruan kryetari i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima .