Ish deputeti nxjerr shifrat e ç.mendura: Ja fitimet marramendëse të…

Janë marramendëse shifrat qe kompanite private qe ofrojne sherbime ne shendetesine shqiptare, arrijne te grumbullojne.

Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu, duke nxjerrë shifrat se sa sipas tij fitojnë kompanitë koncensionare që japin shërbimet në sistemin shëndetësor në Shqipëri, ngre një pyetje për reflektim dhe kërkon përgjigje se a është më mierë “të risnim buxhetin vjetor për shëndetësinë apo dhënie me konçension privatëve!?”

Sipas tij, “311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private”.

POSTIMI I PLOTE I PERPARIM SPAHIUT:

311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private.

2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).

pppp

731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë.

Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro fitime vitin e kaluar.

Un kisha vetëm një pyetje, për ekspertë, por dhe jo, të financave.

Meqenëse sektori i shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së, më mirë risnim buxhetin vjetor për shëndetësinë apo dhënie me konçension privatëve!?

Vetëm një analizë e tillë e kostove me përfitimet do e sqaronte situatën, kaq kërkohet!