Ish deputeti takoi ‘pacientin 0’ në v.arrim/ Rudina Dembacaj dhe Marku Frroku të prekur nga koronavirusi? Temperaturë e lartë dhe dhimbje të tmerrshme…

Ish deputeti Mark Frroku dhe partnerja e tij, aktorja Rudina Dembacaj dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi. Ata janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre, por së bashku me 5 pjesëtarë të tjerë të familjes.

Ata kanë pasur temperaturë shumë të lartë dhe dhembje trupi. Kjo u ka ardhur pasi ish deputeti ka takuar pacientin zero dhe dy miq të tij që rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 në një varrim.

Ja rrëfimi i Rudina Dembacaj në Shqipërialive:

rudina dembacaj1

“Unë u ngatërrova pak se kisha dhe bajamet dhe bëra temperaturë 39.9, por duke qenë se Marku takoi në një ceremoni mortore pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus, të nesërmen Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe dhe me temperaturë 40.2, telefonuam 127 e na thanë që do vijmë tju bëjmë tamponin por mund tju bjerë pas dytiësh. Pritëm, pimë paracetamol 1 mg dhe unë mora edhe antibiotikët për bajamet që i kam kronike, ndërkohë Marku kishte shumë dhimbje trupi të tmerrshme e temperaturë 40.2. pas paracetamolit ulej temperatura me pak vështirësi dhe ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus. Ndërkohë ne jemi të mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy prej të cilëve janë pleq, prindërit e Markut, njëri mbi 70 e tjetri mbi 80 vjec, asnjëri ska simptoma, ne nuk u izoluam dot kurrë vecmas, madje gatuaja për të gjithë. Duke qenë se u shpeshtuan dhimbjet e trupin, e ndamë mendjen, për herë të tretë telefonova 127 dhe u acarova, për fat të keq personi që mu përgjigj bënte si investiguese, më tha a je e sigurt se do dënohesh, kishim të dy shumë temperaturë se ishte halli i pjesëtarëve të tjerë të familjes.