Ish-kreu i KQZ-së p.las bo.mb.ën, tregon arsyen pse palët e vonojnë reformën: Nuk u intereson…

Për ish-kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, palët politike në vend po tregojnë se nuk u intereson që të trajtojnë problemet e sistemit zgjedhor.

“Problemi i qeverisë kujdestare për zgjedhjet është më i nxehti për mua. Kjo kërkon shumë vullnet për ta zgjidhur. Nëse do të kalojmë në të tilla procese të ndryshimeve ligjore, më shumë do të humbasin se sa do të fitojmë. Unë mendoj se është më mirë që të ndërtojmë rregulla të mira për administrimin e votës, të ndërtojmë rregulla të mira për sjelljen e aktorëve në proces.

Sigurisht mundet që të trajtohet diçka në nivelin e asaj që është më sensitive, që është Ministria e Brendshme dhe që mund të zgjidhet diçka ad hoc, sigurisht edhe kjo e përkohshme. Palët politike mendoj se do ta shtyjnë pasi mendoj se nuk u intereson që të trajtojnë problemet e sistemit zgjedhor, mundësitë e shqiptarit për të zgjedhor atë që do. Duke mos e dashur diçka të tillë, pengojnë procesin e zhvillimit të vendit tonë”, tha Kume, në një intervistë për RTV Ora.