Ish-ministri bën propozimin e çuditshëm për kryebashkiakët, Meta bën të paimagjinueshmen

Një propozim i çuditshëm i Ylli Manjanit po merr dhenë në rrjetet sociale.

Lajmi i parë lidhet me përmbajtjen e statusit, ku ish-ministri i LSI-së propozon që kryebashkiakët e djathtë dhe të partisë së Kryemadhit të bëjnë katër kopje çelsash të zyrave të tyre duke ua shpërndarë ato vëzhguesve të BE dhe ODIHR si edhe kandidatëve të PS.

Lajmi i dytë ka të bëjë me faktin se Ilir Meta ka shpërndarë statusin e Manjanit në Facebook-un e tij duke treguar se ata i kanë tejkaluar problemet që kanë patur në momentin kur ai u largua nga detyra e ministrit të Drejtësisë, lëvizje që u bë me miratimin e shefit të tij.