Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste bën krahasimi ‘epik’: Ja kujt i ngjan Rama

Ish-kryediplomati në një prej qeverive socialiste, një prej politikanëve më të njohur në vend, Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora e ka krahasuar kryeminin Edi Rama me Haxhi Qamilin dhe skulpturën e tij.

“Më ka prekur më shumë ky fjalim (i Ramës në parlament të premten) para njerëzve që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë, burrat më të shquar të kombnit, gratë më të shquara të vendit, intelektualë të paparë ndonjëherë. Kanë një figurë që i ngjan gjithmonë e më shumë, ai thotë Ismail Qemalit, por Haxhi Qamilit. Qoftë nga gustot, stili i të veshurit, pamjen e fundit që e ka përjetësuar Kristaq Rama. Një statujë prej druri ulliri, kanë prerë një ulli në Zharrë dhe kanë bërë Haxhi Qamilin”, tha Neritan Ceka.