Ish-ministri ‘i nxjerr bojën’ Vilma Nushit, çfarë zbuloi ai dje? ‘Gabimi që bëri ajo në letër’ dhe që e ‘nxorri zbuluar’



Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj letrës së djeshme të biznesmenes Vilma Nushi, duke theksuar me ironi se ‘qeveria duhet t’i mbulojë asaj shpenzimet e spitalit’.



Nushi disa ditë më parë u infektua me Covid-19 dhe po mjekohet në një nga spitalet jashtë vendit.



“Lexova një letër të hapur të bisnesmenes së check up dhe, mësova ndër të tjera se ajo “…nuk kishte para”.

Qeveria duhet urgjentisht t’i mbulojë Asaj shpenzimet mjeksore, plus një ckeck up falas.

Personalisht i uroj shërim të shpejtë dhe bisnesi i saj marrtë akoma nga tamponët tanë! Për sa kohë ja japin, telat t’ja luajë!”