Ish-ministrja socialiste i plas bo.mbën Ramës: Luan me gratë e qeverisë…

Letra e dërguar në drejtim të Holandës për të kërkuar hapjen e negociatave, është komentuar edhe nga ish-ministrja socialiste Arta Dade. Ajo u shpreh se po të kishte qenë vetë ministre nuk do ta kishte pëlqyer letrën që u dërgua dje nga ministret femra.

Gjatë një interviste në ABC News përballë gazetares Mirela Milori, Dade tha se ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet. Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë. Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha Dade.