Ish nusja e Jozefina Topallit intervistë ndryshe, reagimi i saj epik kur pyetet për ‘rivalet’ me c*ca jashtë në ekran

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, e cila është perforlur gjerësisht edhe si ish nusja e Jozefina Topallit, është një nga personat që publiku shqiptar e ka më shumë përzemër.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Eva ka treguar mendimin e saj për koleget e emisioneve të tjera te sportit.

-Do të të vë përballë moderatoret sportive më në zë të momentit.

“T’i lexojmë emrat se nuk shoh shumë mirë nga larg (qesh).

Hygerta Sako- Kam shumë respekt për Hygertën, është vajzë shumë e mirë, serioze, shumë e përgatitur. Nuk di të them një defekt.

Ilda Bejleri: E kam ndjekur pak, jo shumë, është ok. Natyra e emisionit është pak ndryshe nga emisioni im, ne e bëjmë pak më serioz.

Lei Kraja: Me Lein isha në një darkë mbrëmë. Është shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ka marrë një risk shumë të madh përsipër duke ardhur nga një vend tjetër për të punuar direkt në ekran. Unë nuk do ta bëja.

Vjola Spiro: Vajzë shumë e mirë, e përgatitur. Edhe me Vjolën kemi bërë spote publicitare.

Enkelejda Zejko: Është shumë e përgatitur, kam qenë fanse e saj”. shprehet moderatorja.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Eva Murati ka pohuar se aktualisht ka edhe oferta për të moderuar të tjerë emisione dhe se “Champions League” do ta linte vetëm për një spektakël.