Ish-partnerja e Stines flet për ndarjen e vështirë, nuk mban dot lotët teksa tregon…

Graciela, ish-partnerja e këngëtarit Stine, ka folur për herë të parë për ndarjen, ndarje e cila siç duket ka qenë e vështirë pasi ajo është përlotur.

Ajo është shprehur se pavarësisht ndarjes ajo dhe Stine nuk janë armiq, përkundrazi ruajnë një marrëdhënie të mirë pasi janë prindër.

Graciela është gjithashtu këngëtare dhe gjatë intervistës ka thënë se së shpejti do të publikojë këngë të reja të punuara nga Stine.