Ish-Presidenti zbulon të fshehtat e panjohura të ‘21 janarit’, amerikani që erdhi në Tiranë dhe bëri që…

Detaje të reja nga ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011 janë zbuluar mbrëmjen e sotme nga Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i cili ka qenë në detyrë në atë periudhë.

Topi ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Java” në RTSH, ku shtoi se palët në atë kohë ishin në një konflikt të hapur.

“Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur. Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata. Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, u shpreh ish-Presidenti.