Ish-truproja e Berishës ngushëllime vëllait të Admir Muratajt: Jeni familje e nderuar, zoti ju forcoftë

Një grabitje spektakolare u regjistrua dy ditë më parë në Rinas. Katër persona të maskuar grabitën 10 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”.

Më pas ata u përleshën me policinë, ku si pasojë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili mendohet se është edhe truri i grabitjes.

Vëllai i viktimës, Ilir Murataj ka njoftuar njoftuar miqtë dhe të afërmit për orarin dhe vendin e varrimit.

Në postimin e tij ka komentuar ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj.

Ai ka shkruar: Ngushëllimet e mia për familjen tuaj të nderuar. Zoti ju forcoftë.

Grabitja në Rinas ka vënë në pikëpyetje të madhe sigurinë në vend, ndërsa ka sjellë edhe përplasje mes qeverisë dhe TIA-s.

Kryeministri Edi Rama pas kësaj ngjarjeje ka lokalizuar Forcat e Armatosura në aeroport, për të ruajtur sigurinë.