“Isha aq keq, i këputur, po të prisja kisha mbaruar punë”, e rëndë situata me personazhin e njohur shqiptar

Gazetari Ervin Kurti ka treguar një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur vitin e shkuar teksa flitej në “Ftesë në 5” për komshinjtë dhe përshëndetjet me ta në ashensor.

Sipas tij, është e rëndësishme të njihen fqinjët si për të mira dhe për të këqija.

“Një herë e gjeta veten keq, se njerëz jemi edhe sëmuremi. Ishte gusht i vitit 2019 dhe e ndjeva veten aq keq sa thashë si nuk e njoh një komshi të vijë të më ndihmojë. Mora një taksi që më çoi në spital se isha këputur, sa të lajmëroja dikë që njihja, kisha mbaruar punë.

Puna është si se njoh një komshi realisht është turp, por unë e mora veten për 24 orë dhe e harrova, por gabim është, njeriu duhet t’i njohë komshinjtë’, tha gazetari.