‘Isha komshie me të, dy ditë para se të intubohej mora vesh…’- Ja çfarë ndodhi para se aktori i madh të humbte jetën



Aktorja Mimoza Marjanaku u përlot kur foli për humbjen e artistit të merituar Guljelm Radoja.



Gati me gjysmë zëri ajo ka rrëfyer se si ishte gjendja e aktorit para se ai të ndahej nga jeta për shkak të Covid-19.



Marjanaku, e cila ishte edhe fqinje me Radojën në Durrës, tregon se ai e kaloi njëherë një gjendje të rëndë dhe familjarët shpresonin që ai do ia dilte sërish.

“Kishte një muaj që ishte ekzaminuar me Covid-19. Pothuajse një muaj i shtruar në spital në Durrës. Unë isha dhe fqinje me Guljelmin dhe merrja gjithmonë informacion dhe me sa di unë e ka kaluar edhe njëherë gjendjen që kaloi të martën.

Menduam që do ia hidhte sepse atëhere ia hodhi.

Dy ditë para se të intubohej komunikova me gruan e tij dhe më tha që është stabilizuar.

Pas dy tre orësh marr vesh që intubohet në Durrës dhe pastaj në atë gjendje u transferua në Tiranë. Kam besuar fort që do ia dilte duke e parë profesorin si njeri djaloshar, i bukur, me nur, i veshur si një djalë i ri. E imagjinoj gjithë kohës me biçiklet duke xhiruar në Durrës”, u shpreh mes lotësh Mimoza Marjanaku./tvklan.al