“Isha te Sanatioriumi, ishte skandal, mjeku thoshte ‘stop mos sillni më pacientë”’, Çani tregon atë që pa te Covid 2



Gazetari Arian Çani ka treguar në “Zonë e Lirë” se ka qenë një ditë më parë tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, ku atje nuk ka më vend për të shtruar pacientët e infektuar me koronavirus. Sipas Çanit mjekët kërkojnë që të mos shkojnë më pacientë pasi nuk kanë ku i vendosin.



“Dje isha tek Senatoriumi, nuk dola nga makina. Më thanë nuk ka vende dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve ishin futur tek urgjenca dhe të tjerët prisnin në ambulanca. Kishte ambulanca të tjera që refuzoheshin, dje ka qenë skandal.



Mjeku kishte thënë ‘stop, mos më sillni më pacientë se nuk kam ku i fus’. Nuk ka nevojë për dëshmitarë, isha vet. Rama ka vendosur dhe tha s’ka më karantinë, apo do ta mbylli? Se thonë që në 15 dhjetor do mbyllemi prapë”, tha Arian Çani.

Ndërkohë gazetari Neritan Sejamini e quajti çështjen e Covidit të komplikuar, dhe se numri i testimeve duhet të rritet.

“Covid është një çështje që vështirë se mund të bësh shaka, Covidi ka disa probleme. Problemi i qeverisë është se sa kapacitete spitalore janë shtuar përballë nevojës që ekziston. Problemi tjetër është numri i testimeve dhe pastaj ana psikologjike e njerëzve ku një test tek privati kushton 100 euro, një nga çmimet më të shtrenjta”, tha Neritan Sejamini.

“Nuk mund të mos ta përdorësh politikisht Covidin, por jo me numër të vde.kurish. Për çështjet e spitaleve, të shtretërve, këto po. Mund të ndodhi që të bësh njerëzit agresiv ndaj mjekëve me këto shifrat e të vd.êkurve”, tha Arjan Çuri.