‘Ishalla s’të bëhet xheloz burri’, Jonida Shehu merr surprizën e papritur në emision

Kuzhinieri i njohur Alfred Marku ka surprizuar live ne emision Jonida Shehun ne nje menyre te papritur!

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin e saj “Soiree” Jonida kishte zgjedhur të fliste mbi pranverën dhe atmosferën e bukur që sjell kjo stinë.

Kur kuzhinierin moderatorja e pyeti se çfarë i kishte sjellë në studio, Marku u çua në këmbë dhe i tregoi asaj një kurorë të vogël të bërë me lule të freskëta, duke i thënë moderatores se shpresonte që bashkëshorti i saj të mos bëhej xheloz nga ky gjest.

“E para, uroj të mos bëhet xheloz burri yt”, i thotë Alfredi duke i treguar kurorën.

“Edhe është xheloz i madh ai.”- ia ktheu Jonida, e cila u surprizua nga dhurata e këndshme që mori, siç mund ta shihni në video.