“Ishim në rre.zik për jetën”/ Ska.ndal në futbollin shqiptar, futbollisti go.ditet dhe përfundon në spital

Na ishte dukur sikur nuk e kishim më si fenomen por dh.una në kampionatin shqiptar të futbollit është rikthyer

Në Kategorinë e Dytë në ndeshjen Këlcyra-Maliqi e zhvilluar ditën e sotme dhe e mbyllur me rezultatin 1-1, një futbollist i Maliqit  është goditur me grusht në fushë në nofull dhe ka përfunduar në spital për t’iu nënshtruar operacionit.

“Lojtarët e ekipit të Maliqit janë goditur pa top pa gjë gjatë gjithë ndeshjes. Pa ti dh.unë dhe çdo gjë ishte ne ek.strem. Tentuan të më go.disnin edhe mua, por nuk arritën. Për arsye familje nuk duam ta publikojmë emrin e lojtarit tanë që është goditur në nofull. Po mendoj të tërhiqem nga kampionati. Delegati dhe vëzhguesi nuk e di se çfarë do të relatojnë. FSHF-ja duhet të bëjë punën” tha trajneri i Maliqit, në një intervistë për Report tv.