Ishte dë.nuar në dhomën e izolimit, i bu.rgosuri bën hatanë në q.eli

Një i dë.nuar që vuan dë.nimin në bu.rgun e Fushë-Krujës i ka vënë flakën qelisë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shenjë proteste ndaj mbajtjes së tij në qelinë e izolimit me arsyetimin se është i pa bindur.

Gazetari i Report TV raporton se ai është Dragut Skana me origjinë nga Dibra. Ky është një veprim i përsëritur nga ana e tij. Më herët në vitin 2011 teksa vuante dënimin në burgun e Shën-Kollit i ka vënë flakën dysheqeve në shtretërit e qelisë.

Dhoma e izolimit e cila është përfshirë nga flakët është djegur plotësisht ndërsa Skanda ka arritur të shpëtojë pa marrë dëmtime të rënda.