“Ishte e papunë dhe e ndihmova”, zbulohet e shkuara e ish- nuses së Jozefinës Eva Murati

Eduart Deda producent i njohur, ka qenë i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku ka folur për karrierën e tij dhe për emisionin e tij “Vip Zone”, që e prezantonte dikur me Eva Muratin.

“Beson që ke qenë ti ai që e ka ndihmuar Evën?”, e pyeti Evi Reçi. Eduarti u përgjigj se ka ndihmuar Evën dhe shumë personazhe të tjerë, mirëpo sot sipas tij nuk i janë mirënjohës.

“Unë jo vetëm Evën, por ka shumë personazhe që kemi sjellë apo iu kemi dhënë një dimension tjetër në ekran, si në Miss Universe apo dhe covera të revistës sepse në atë kohë t’i dilje në një cover dhe merrje tjetër vëmendje.

Pasi u largua nga Agon Channel, Eva ishte pa punë kur unë e kam thirrur për këtë program që ishte Miss Universe dhe Vip Zone.

Më kujtohen ato momentet e para të Evës ato pasiguritë e saj dhe sot kur e shoh jam shumë i lumtur për të që ia ka dalë”, u shpreh Eduarti.

“Kur i kam ballë për ballë, po! Kur janë ballë për ballë duket sikur kanë një farë mirënjohjeje, por pastaj po të dëgjojmë apo të shikojmë reagime të tjera nuk duket po ç’rëndësi ka kjo…”, ka thënë ai kur u pyet nëse personazhet publikë i janë mirënjohës.