Ishte gjithë ky djalë, oh sa lajm i trishtë për familjen. Kur të gjithë menduan se u shërua, si ndërroi jetë në spital papritur

Dalin te dhena te tjera per 24-vjeçarin Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, i cili mbeti i plagosur në atentatin e një jave më parë te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës por fatkeqesisht mbreme nderroi jete.

Kur të gjithë menduan se ishte më mirë, madje kishte një lloj shprese që t’i shpëtonte edhe paralizës, papritur gjendja e tij është përkeqësuar.

Mbrëmjen e së mërkurës, ai kishte dalë nga reanimacioni dhe ishte shtruar në pavijon. Miqtë dhe familjarët e tij po diskutonin me mjekët se sa mundësi kishte që të ecte sërish, pasi një p lumb i kishte prekur shtyllën kurrizore.

Ndërsa dje gjendja e Andi Malokut është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.

Mjekët dyshuan për një tromboemboli. P lumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme.