Ishte i ftuar te emisioni i Orit, Manushi bën zbulimin e madh për ndyshimet në TCH

Sic edhe ishte folur më parë nga mediat, nisin ndryshimet e para për sezonin e ri, në Top Channel. Fillimisht behet fjale për programin E diell që thuhet se do të ketë një autore të re.

Ishte vetë producenti i programit Edi Manushi, i cili në programin Pushime on Top dha lajmin se sezonin e ri autore do të jetë Olsa Muhameti.

“Ne jemi një program me dinamikë dhe marrim gjithmonë njerëz të rinj, kësaj here është autorja e Pushime On Top ajo që I bashkohet ekipit. Olsa ti e di që mua më pëlqen sporti dhe kjo është një kohë merkatosh, Olsa është blerja e Diell për sezonin e ri”.

Më herët Olsa Muhameti, ka qenë autore e formateve të tjera të suksesshëm në Top Channel, ajo ka realizuar dy edicione të “Pushime on Top” dhe ka qenë në krye të sezonit të parë të “Hell’s Kitchen Albania” . Autorja e re e së “Diellës” u shpreh në program, e ftuar rastësisht nga vete Manushi se; “Kjo është një sfidë shumë e madhe, por që e pranova me shumë dashuri.”

Sa i takon ndryshimeve të tjera që do të prekin këtë program, është ende herët për të folur, ajo që dihet me siguri është se Manushi do të vazhdojë të jetë prezantuesi i së diellës, ndërkohë që do të jetë edhe producenti i saj.