“Ishte pak grindavece, rrinte dhe vetëm qante…”. Sh.okon pronari i çerdhes, ç’thotë ai për dhu.nimin e foshnjes: Kishte 2 ditë që…



Pronari i çerdhes “Kënaqësia” në Durrës Gëzim Dervishi, 61-vjeçi i akuzuar dhe proceduar për dhunë ndaj fëmijës 18 muajsh, ka deklaruar për mediat se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës.



Ai sqaron se fëmija kishte 3 ditë që ishte sistemuar në çerdhen e tij kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar sqaron Dervishi.



“Policia më ka thirrur në këtë ngjarje. Ju ftova juve se jam qytetar i thjesht. S’kam frikë fare. Mund t’ju them të gjithëve ikni. Edukatoren e kam përjashtuar nga puna. Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha; me ke hyrë në hak kot. Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici. Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë; merre se qan. Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t’i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës si kam parë shenja dhune. S’kam parë as fotografi. E kam besuar që u dhunuar nga fjalët e nënës. Ushtroj ketë aktivitet prej 13-14 vitesh. S’kam pasur kurrë probleme. Fëmijët kanë firmosur e deklaruar se duan të vijnë në kopsht. Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj. Më tha nëna që; do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t’i bëj grafi. Dhe unë i thash; meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori.”, tha ai.