Ishte pjesë e dosjes së dy ish-deputetëve, kapet 48-vjeccari që i rëndojnë 6 akuza

Ishte pjesë e dosjes hetimore që çoi në pranga dy ish-deputetët e PS-së, kapet 48-vjeccari nga Shijaku. Masa ndaj tij është marrë në kuadër të hetimeve për dosjen “Vol-vo 4”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se: Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor ‘Vol-Vo 4’ kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar. Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.