Ishte ushtari i fundit i Koço Kokëdhimës që kishte mbetur, Rama e shkarkon pas…

Pak ditë pas skandalit të ndodhur me pasaportat shqiptare në Greqi, qeveria ka vendosur të shkarkojë konsullin në Janinë Pervin Gjikuria dhe vendosi masë disiplinore ndaj ambasadores Adriana Hobdari, pas skandalit të humbjes së 100 pasaportave shqiptare në shtetin fqinj. Në ditët në vijim pritet të merret një vendim edhe për ambasadoren shqiptare në Greqi.

Gjikuria njihet si person i afërt me Kocco Kokëdhimën dhe emërimi i tij si konsull në Janinë erdhi pikërisht me ndërhyrjen e ish-deputetit të PS, ku ndër tjera Rama i dha të përzgjidhte dhe kryetaren e Bashkisë në Sarandë dhe drejtorin e Albpetrol.

100 pasaporta të reja që u dërguan nga Ministria jonë e Jashtme për emigrantët shqiptarë atje më 13 shkurt humbën në Greqi gjatë transportit. Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave.

Si të mos mjaftonte kjo, në një prej lagjeve të Athinës, gjatë ndalesës makina diplomatike u vandalizua nga persona të paidentifikuar që morë 100 pasaporta nga pakoja me mjetet e identifikimit. MPJ raportoi 9 ditësh ngjarjes se pasaportat po transportoheshin nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë.

Vandalizmi i automjeti me targa diplomatike që transportonte pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT ndodhi në rrugën “Agion Asomaton” të lagjes Thisio, Athinë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pasaportat e vjedhura shkuan për grupet terroriste dhe mafien.