Italianët tregojnë si u shpëtua Alvini por ‘harrojnë’ Ramën dhe Lleshajn

Mbrëmjen e sotme, “Le Iene”, emisioni investigativ në Italia Uno, që ka bërë gjithçka për shpëtimin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, sot i dedikoi një emision special.
Gazetarët e emisionit i shkuan në shtëpi Alvinit, ku ndodhej bashkë me të atin dhe gjyshin që kishte ardhur enkas për të.
11-vjeçari, pavarësisht 5 viteve të vështira mes luftës në Siri, duket shumë mirë dhe mjaft miqësor me gazetarët.
Gjatë emisionit tregohet e gjithë rruga e ndjekur për shpëtimin e tij, por në asnjë rast nuk përmendet roli i Shqipërisë, pavarësisht propagandës në Tiranë. Emisioni i përmend vetëm një herë emrin ministrit Lleshi, gjatë momentit të pritjes në Beirut, por vetëm kaq.
Falenderohen kurdët e Sirisë, Kryqi i Kuq, Gjysmëhëna etj, por në asnjë çast qeveria e Tiranës. Për emisionin flet edhe ambasadori italian n Beirut, por Lleshi jo…