Iu afruan për t’i puthur unazën, Papa u bën atë që s’pritej besimtarëve

Papa Francesku ka refuzuar disa herë që besimtarët të puthin unazën e tij papale gjatë një ceremonie në Basilica della Santa Casa.

Në video duket qartë bezdia e Bergolios ndaj aktit në fjalë dhe heqja e dorës çka ka krijuar situate disi të sikletshme.

Puthja e unazës shihet si shenjë respekti për zyrën, por një prej ndihmësve të Papës tha se “ndonjëherë ai e pëlqen këtë gjë, ndonjëherë jo”.