Iu bë oferta/ Ermal Mamaqi zbulon arsyen pse Berisha nuk mori pjesë në ‘I Love Tropoja’

Ermal Mamaqi gjatë emisionit “Tempora”, tregoi se ftesën për t’u bërë pjesë e filmit “I Love Tropoja” ia ka bërë edhe Sali Berishës, por ai e refuzoi me shumë elegancë. Madje ftesën të parit ja ka bërë Berishës dhe më pas Ramës.

“Doktor Berisha e mori edhe ai ftesën për të qenë pjesë e filmit, siç ishte edhe Edi Rama, por që e refuzoi me elegancë.

E pyetur nga Sonila nëse Ermal Mamaqi e përdor artin apo komendinë e tij si marketing i politikës për të pastruar imazhin e saj të keq, ai shprehet se ka interesa të ndërsjellta.