Iu publikua foto e t.urpshme, kryeministri kërkon falje

Një foto e kryeministrit kanadez e cila thuhet se eshte bërë në vitin 2001 ka ngjallur shumë reagime dhe debate në Kanada dhe ne gjere.

Justin Trudeau atje duket i maskuar si një person me ngjyrë në një mbrëmje festive të shkollës.

Në fotot tregohet fytyra dhe dora e kryeministrit të cilat janë të zeza. Pas publikimit të kësaj fotografie kryeministri i Kanadasë ka kërkuar falje duke thënë se duhej të ishte menduar më mirë përpara se ta kishte bërë atë veprim.

Kujtojmë që Justin Trudeau rikandidon për postin e kryeministrit në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada që do të mbahen më 21 tetor.