‘Iu v.raftë Zoti nëse votoni më 30 qershor’, Neritan Ceka merr ‘shuplakë’ nga artistja e njohur

Deklarata e tij pak ditë më parë mori dhenë dhe të shumta ishin kritikat ndaj tij.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ish-kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, ka m.allkuar të gjithë ata shqiptarë që do të shkojnë të votojnë më datë 30 qershor.

“Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”.

Pas kësaj deklarate të bujshme ka reaguar artistja e njohur Hueyda El Saied. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo shprehet kundër mendimit të Cekës.

“Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte). Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi. Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj”, shkruan Hueyda në postimin e saj në “Instagram”.