Iu zbulua lidhja me Redjan Rrajën, çfarë deklaronte Kejvina Kthella në media për partnerin: Ai duhet të ketë…

Nuk e dimë se çfarë marrëdhënieje ka pasur mes Rrajës dhe Kthellës, por kur është pyetur për jetën private dhe shoqërinë me djem, Kejvina është treguar gjithnjë e kujdesshme. Me të njëjtën strategji u është përgjigjur edhe ngacmimeve të prezantueses në spektaklin “Dance with me” kur u pyet për jetën private, duke e lënë të paqartë faktin nëse është e lidhur apo jo.

kejvina1

Po cila ka qenë jeta private e Kejvina Kthellës jashtë kamerave dhe a ka një partner, ishin pyetjet që i bëheshin shpesh Kejvinës gjatë karrierës së saj të shpejtë në televizionet shqiptare.

kejvina

Pasi mohoi lidhjen me futbollistin e Kombëtares, Bekim Balaj, la të kuptohej se ajo nuk donte të fliste me emra të përveçëm sa i takonte jetës private dhe ndoshta për këtë kishte arsyet e saj.

Po ç’rrëfeu ajo së fundi në ekran? 

kejvinakejvina1KEJVINAAkejvinakejvina2kejvina1kejvina4kejvinaa

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” para dy javësh, ish-velina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj. Një gjë është është e sigurt, që partneri ideal i Kejvina Kthellës, modeles që para dy ditësh doli para grupit hetimor sepse emri i saj doli në mesazhet e Redjan Rrajës, është një person që duhet të ketë më shumë lekë sesa ajo.

Ndër të tjera, Kejvina theksoi se s’ka shanse ta mbajë njeri me sufllaqe, por që partneri i saj ideal duhet të ishte një djalë në karrierë e që të ketë më shumë para se ajo. Në bisedë e sipër, ish-velina bëri edhe një gafë teksa ngatërroi profesionin e një bankieri, me atë të banakierit.

Pyetjes: “A është e rëndësishme që partneri yt të ketë më shumë lekë sesa ty, apo do ta mbash ti, ta mbash me sufllaqe e kështu…”, ajo iu përgjigj:

kejvina

“Jo, jo e pra… ç’e dua ta mbaj unë….Do të doja që të ishte në karrierë dhe automatikisht, nëse do jetë në karrierë, ka lekë”. Rudina Dembacaj e ngacmoi: “A quhet karrierë kur merresh me kështu (drogë)?” dhe Kejvina iu përgjigj: ”Jo, ajo nuk është karrierë”. Më tej, Rudina e ngacmoi: “Ok, iku një, ata që merren me kështu s’kanë shanse me Kejvinën….P.sh., do martoheshe me një bankier? – Kush, ai që bën koktejle?”. Jooo, ai është banakier, bankier është ai që punon në bankë”.

Dhe përgjigjja e Kejvinës ishte e gjatë:

“Po, super…Shiko, të tregohem më e qartë, mirë do ishte që ai të ketë lekun e vet, unë timin….por më mirë do ishte të kishte më shumë lekë sesa unë, e kupton?

Do jetojmë të lumtur gjithë jetën….” Modelja dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në Prokurori ditën e djeshme dhe iu sekuestrua telefoni, pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat që 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh. Kujtojmë që Kejvina u largua mes lotësh nga “Xing” sezonin e kaluar, një lajm i dhënë nga show televiziv, që njoftonte se Kejvina nuk do të ishte më pjesë e programit të të shtunave.